Në sezonin e vjeshtës ka vetëm një element që e bën veshjen super stil dhe është lëkura! Në përshtatje të plotë me sezonin dhe lehtësisht e kombinueshme me çizmet dhe pulovrat, veshjet lëkurë janë padyshim një “must have”.
Në trajtën e fundeve, bluzave, pantallonave, apo fustaneve, lëkura duket perfekte në çdo veshje dhe në çdo ngjyrë.
Elegance ju sjell disa modele fantastike, të cilat do ta bëjnë vjeshtën stinën më elegante.