Të Du Ktu, që të shijojmë një menu dhe interior fantastik

“Të du Ktu”, një “slang”, shumë i përdorur mes të rinjve kryeqytetas si për të nënkuptuar se nëse nuk je prezent në eventet apo ambientet më “IN” të Tiranës, po humbet shumë!
Gjetje kjo që është përdorur me shumë stil në emrin e një prej restoranteve më të veçantë, i cili dallon jo vetëm prej menu-së unike, por edhe prej interiorit krejt të pazakontë dhe faktit që nuk është vetëm një restorant, por edhe një “butik” dizajni ku mund të bësh të tuat objektet që gjenden brenda tij, të bën të mendosh se në këtë cep të Ballkanit kemi zgjuar pak nga
New York-u.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Hyrja
Një vetratë e madhe xhami të mirëpret nën një logo që të kujton lojën e famshme të fëmijërisë “dam”. Kjo vetratë e shfrytëzuar më së miri, sjell më shumë dritë natyrale në ambinetin hyrës dhe njëkohësisht, të fton të bëhesh pjesë e një eksperience krejt të veçantë në interior.

Graffiti dhe Muret
Sapo hyn brenda, një graffiti i cili përfaqëson kulturën e qytetit tonë, qëndron mbi të gjitha me një simbolikë të fortë, siç është piramida në faqet e së cilës gjen godinat ikonike të Tiranës.

Tavani
Shumë interesant mbetet tavani i cili është lënë në një gjendje rudimetale për ti dhënë ambientit një prekje “post industriale”, kjo ide bëhet bindëse me llambadarin e stilit “sputnik”.

Banaku
Banaku i ndërtuar, mbi faqen ballore të restorantit, për të mirëpritur shumë miq, është një zgjidhje ideale e marrë nga pub-et irlandeze, gjithçka në kolore të errëta venge të cilat ngacmohen nga një portokalli e zënë, e përdorur me shumë delikatesë në copat e stolave mbi skelete alumini.

Mobilimi
Ambienti të ofron një pamje shumë komode dhe të kujton pak një miks mes shumë kulturash, ku ndikimin kryesor e kanë mobiljet që janë frymëzuar nga epoka “Viktoriane e Re”, e cila përfaqësohet me së shumti nga “credenza”, me ndikimin e pastër të kësaj periudhe.

Dekori
“Mix and match”, është kryefjala e dekorit në “Të Du ktu”, shumë natyrë e stilit “succulent”, e gjelbërta e së cilave krijon një thyerje të këndshme me ngjyrat e errëta që dominojnë kudo. Muret janë kryesisht të bardha, por në cepa të caktuar, preken nga tablo shumë intriguese, shpesh replika të piktorëve të famshëm botëror. Një shembull është kjo tablo që mikson stilin e dy Fernandove, Boteros dhe Vincent.

Oborri sekret
Surpriza e këtij ambineti mbetet oborri, një vend shumë diskret ku mund të kalosh disa orë shumë të këndshme larg zhurmës së qytetin, por në mes të qytetit.

Receta e Ditës
Siç e përmendëm edhe në fillmi të këtij artikulli, recetat janë jo vetëm të shijshme, por edhe shumë moderne, duke e kthyer procesin e të shijuarit në linjë me konceptin e vetë ambientit si për shembull një pjatë unike me salmon të tymosur dhe Philadelphia.