Pasi vendosi kurorën e më të bukurës së Shqipërisë, në konkursin e “Miss Universe Albania”, rrugëtimi i saj drejt suksesit do të ishte çështje sa përkatësie, aq edhe zgjedhje individuale! Me statusin e nënës së re, Troi, i biri duket se i ndryshoi katërcipërisht jetesën, por sakaq edhe objektivat për të ardhmen. Sepse “fitoret” në aspektin profesional, ishin vetëm një pjesë që e përmbushte profilin e saj! Ëndrra edhe për një zhvillim të mëtejshëm të figurës së saj publike, e çoi përtej kontinenteve, aty ku është po jeton momentalisht, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adrola Dushi, pa asnjë mëdyshje është zbulim i fotografit të mirënjohur Fadil Berisha. Aktualisht, ajo po shijon momentet më të çmuara të karrierës së saj si modele e famshme, përtej kufijve shqiptar, dhe në zemër të metropolit të botës. Ka nënshkruar së fundmi dy kontrata të rëndësishme në fushën e modelingut, në New York dhe Boston, dhe me gjasë që një nga sfidat e ardhshme të sajat, janë pasarelat e engjëjve të Victoria’s Secret.