Të ndihesh e bukur!

Nuk mjafton vetëm dëshira për t’u ndier e bukur! Doemos duhet të bëni diçka në funksion të një lëkure të mirë trajtuar dhe një fiziku me linja të hajtshme, që mund t’i ekspozoni pa kurrëfarë droje në plazhet që do të frekuentoni këtë sezon veror. Por, kujdes! Duhet të tregoheni më shumë se kurrë të vëmendshëm ndaj kremrave me faktorë mbrojtës që përdorni këtë verë, sakaq t’i bashkoni kësaj linje kujdesi, edhe trajtimet e duhura të trupit, nga masazhet e ndryshme, tek ato më specifiket sipas problematikave. Glireta Dashi, estetistja e Nobis Wellness Center, tregon me detaje gjithçka duhet të bëni për të pasuruar gamën e trajtimeve që kjo qendër ofron për të gjithë klientët e saj, krahas trajtimeve risi të fundit që kategorizohen sipas tipologjisë së lëkurës. Detajet e shumta i gjeni në intervistën e mëposhtme.

Linja e trajtimit të lëkurës Elemis
Këtë vit në Nobis Wellness Center është futur një linjë prestigjioze angleze, Elemis, e cila ka një gamë të gjerë produktesh dhe trajtimesh sipas tipologjisë së lëkurës: sensitive për lëkura të dehidratuara, lëkura të yndyrshme dhe kryesisht anti-rrudhë që janë të pasura me kolagjen, etj. Veçojmë trajtimin Detox në sezonin e verës, çka e bën lëkurën të shkëlqejë. Ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin e lëkurës. Përmirëson tonin dhe teksturën e saj, rikthen vitalitetin dhe lagështinë e duhur. Benefitet janë sa qetësuese, purifikuese, balancuese të yndyrës, etj.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Skin Brush
Një risi në qendrën tonë janë si produktet, ashtu edhe teknikat e masazhit, trajtimet anticelulit dhe detox(fennel), i shoqëruar me Skin Brush(furça që nxit qarkullimin e gjakut dhe të limfës gjithashtu. Shkarkon 500 gr toksina për një trajtim të vetëm). E veçanta e trajtimit Detox, është se ka një teknikë të veçantë masazhi anticelulit. Trajtimi rekomandohet dy herë në javë me një paketë prej tetë seancash. Trajtimet me baltë, bendazhet e ndryshime si: bendazhi i ngrohtë, i ftohtë dhe anticelulit, e drenues. Një tjetër trajtim që ofrojmë është Pro-Collagen Age Defy. Përmirëson dukshëm qëndrueshmërinë e lëkurës. Realizon përtëritjen e qelizave të shëndetshme, mbron lëkurën e dëmtuar nga mjedisi dhe parandalon plakjen. Është një trajtim që sugjerohet të bëhet një herë në tri javë. Trajtimi me kërminj, është një tjetër metodë që ne e praktikojmë në qendrën tonë. Mukusi i kërminjve ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura, dhe ushqimin e lëkurës.