Të njohësh dashurinë nga letërsia

Në Ditën e Librave ju sjellim 5 libra me subjekt dashurinë, të cilët do ju ndryshojnë jetën. Pas leximit të tyre, këndvështrimi juaj mbi emocionin më të bukur në botë, do të ndryshojë rrënjësisht.

 

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

“Lolita”
nga Vladimir Nabokov
Pas dështimit së martesës, një kritik letrar niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, larg problemeve dhe shqetësimeve. Ndërsa vëzhgon me sy kritik dhomën me qira që i ofron zonja Hejz, sytë e tij ndeshen me Doloresin (Lolita), e bija e zonjës. Kështu nis një dashuri e marrë, me shikim të parë, e cila do t’ju bëjë të ndryshoni botëkuptimin rreth formave të ndryshme që kjo ndjesi sublime mbart.

 

“Krim dhe ndëshkim”
nga Fyodor Dostoevsky
Një analizë e thellë psikologjike, e cila prek koren e realitetit, gërvisht plagën e vetëdijes dhe depërton thellë në subkoshiencën e Raskolnikovit, të riut guximtar, i cili provon veten me vrasjen e dy plakave dhe grabitjen e pasurisë së tyre. Pse e bën dhe çfarë do t’i provojë vetes? Ndërgjegjja e bren dhe i shkakton agoni të pafundme dhe kështu nis një luftë e pashmangshme mes realitetit dhe mendjes.

 

“Vetmi në rrjet”
nga Yanush Vishnevsky
Ndonjëherë, asgjë nuk ofron më shumë vetmi se interneti. Një dashuri virtuale e cila lind, zhvillohet nga fjalët dhe vdes nga heshtja. E ndaluar, e turpshme, e pacipë, joshëse dhe tejet e ndjerë, vorbulla e kësaj ndjesie të lakmuar përfshin një burrë të vetmuar dhe jashtëzakonisht inteligjent dhe një grua të martuar, totalisht joshëse.

 

“Letra Milenës”
nga Franz Kafka
Dashuria prek këdo, edhe shpirtrat hermetikë. Franz Kafka na shpalos një anë të panjohur, ku dashuria lëshon degët dhe i lulëzon shpirtin. Milena e bukur e torturon mendjen dhe zemrën e tij, sepse për të parën herë, Kafka gjen kuptimin e ndjenjës për të cilën ka lexuar në letërsi.

 

“Mosdija”
nga Milan Kundera
Nostalgjia është në fakt, pamundësia e rikthimit dhe ai emocioni bosh që lë ideja se nuk mund ta ndryshosh. Irena, një emigrante e cila është ambientuar me jetesën në një shtet “të huaj” të cilin e ka afër zemrës dhe e quan “shtëpi”, rikthehet në Pragë, qytetin e lindjes. Njëkohësisht, një tjetër personazh ndien barrierën mes realitetit dhe qytetit që dikur e donte pafund. Fatet, trupat dhe mendimet lidhen, në një mëkat të (pa)fajshëm.