Të punosh si skuadër

Duket se suksesi nuk është thjesht një rezultat që i atribuohet vetëm liderit të një kompanie, por i gjithë skuadrës që qendron pas tij/saj. Mbarëvajtja e përgjegjësive, delegimi i detyrave, dhe qasja ndaj pritshmërive reale të lëvizjeve të tregut, e bën çdo individ në pozita drejtuese palë kontribuese në suksesin e vazhdueshëm.

Granada Flaga, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore të Almark
Duket se janë dy faktorë vendimtar, që vulosin suksesin ose jo të një kompanie…Një lider me ide që ndërton një skuadër funksionale dhe bashkarish ata e orientojnë kompaninë drejt suksesit. Njëherësh, përzgjedhja e individëve të duhur, që nuk kanë vetëm shpirtin karrierist në fokus tyrin, por edhe produktin final, atë të një kompanie lider në treg. “Nuk do e ndaja funksionin e liderit nga funksionimi i skuadrës brenda kompanisë. Të drejtosh dhe të jesh pjesë e skuadrës duhet të kuptosh artin e menaxhimit të individëve të ndryshëm, me aftësi dhe njohuri të ndryshme, të cilët, të vendosur në një vend dhe kohë të caktuar duhet të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin për të përfituar maksimumin e potencialit të secilit. Lideri duhet të njohë mirë çdo personalitet dhe të dijë t’i mirëpërdori kompetencat e secilit në kohën e duhur”, thotë Granada Flaga. Të qenit në pozitat e një lidereje e ka bërë që t’i shoh gjërat me peshën e tyre të rëndësisë dhe funksionimit, duke nisur nga përgjegjësitë personale tek delegimi sipas përparësive i detyrave të ndryshme. Por, për të një element kyç dhe mjaft i rëndësishëm është përmbushja e qëllimit final, dhe dukshëm kjo për një lider nuk është aspak e lehtë. “Mendoj se një nga cilësitë e liderit dhe funksionimit të skuadrës është t’i japësh skuadrës tënde atë që meriton dhe e ka arritur. Në përditshmërinë time, jo vetëm që e praktikoj këtë metodë, por gjithashtu besoj se suksesi në drejtimin e një skuadre i takon të gjithëve dhe duhet ndarë me të gjithë. Vetëm në këtë mënyrë arrin t’i tregosh sa vëmendje i kushton punës së tyre, dhe fiton besimin e skuadrës që drejton. Shumë e rëndësishme që jo vetëm të ndahet suksesi, por dhe të komunikohen në vazhdimësi arritjet”, vijon ajo. Por, në përditshmërinë e punës, ndodhin edhe situata të papritura, pse jo edhe konflikte të cilat doemoes duhen neutralizuar doemoes. Dhe menaxhimi i konfliktit dukshëm është një tjetër përgjegjësi e drejtuesit, i cili duhet ta minimizojë atë. Duke mos i kushtuar kohën dhe rëndësinë e duhur një konflikti të pazgjidhur dhe të keq menaxhuar mund të çojë deri në shkatërrimin e skuadrës. “Për sa i përket masave kjo varion në situata të ndryshme, ka konflikte që menaxhohen me diskutim, apo të tjerë që kërkojnë marrjen e masave të ndryshme disiplinore”, thekson Flaga. Sekreti i mbarëvajtjes dhe suksesit të një kompanie, duket se është krijimi i një skuadre funksionale dhe kontribuese. Nëpërmjet kësi elementësh, sakaq edhe komunikimit realizohen të gjithë piketat e strukturimit të një kompanie mes përgjegjësive, prioriteteve, suportit dhe pse jo ndarjes së suksesit me të gjithë anëtarët e skuadrës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code