Victoria Beckham sjell koleksionin e ri dhe definon stilin!

Përgjatë viteve të fundit, Victoria Beckham ka sjellë tendenca të cilat janë përqafuar menjëherë nga publiku.
Industria e modës është dinamike dhe sigurisht, Beckham i përshtatet bashkëkoheres, por gjithmonë duke ruajtuar origjinalitetin dhe vizionin e saj.
Tradicionale, eksperimentale, me apo pa ngjyra, veshjet e krijuara nga brand-i i Victoria Beckham gjithmonë transmetojnë elegancë dhe supermaci.
Gjatë kohës së karantinës, Victoria (si shumë artistë të tjerë), e shfrytëzoi këtë periudhë për të krijuar dhe për t’i prezantuar botës një koleksion të ri, i cili ka lindur në mënyrë krejt spontane, por me një mision të rëndësishëm: të definojë stilin, ndaj në këtë artikull, Elegance ju prezanton me këtë koleksion mbresëlënës.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code