Termat interesantë që kanë pushtuar botën e teknologjisë, duket se kthehen në trend brenda një kohe shumë të shkurtër. Viti 2020 na serviri trendin e ri “hackathon”, i cili menjëherë u përqafua nga të gjithë.
Landmark është gjithmonë koherent, ndaj prezantoi një event teknologjik krejtësisht novativ, i cili u zhvillua në trajtën e kompeticionit, ku të rinj të talentuar dhe të apasionuar pas teknologjisë, sollën ide fantastike dhe produkte vizionare, të realizuara në në kohë relativisht të shkurtër.
“Hackathon” vjen si vijimësi e konferencës së parë teknologjike në Shqipëri, “Think Tech”, e cila u zhvillua në shkurt të 2020 dhe njohu shumë sukses, pasi u fokusua te zhvillimi i të rinjve, karriera e tyre në Shqipërisë dhe mundësitë që partnerët ndërkombëtare u sigurojnë. Pjesëmarrësit u njohën më gjerësisht me nismat e partnerëve, historitë e suksesit, si dhe trajnimet dhe këshillat profesionale që ndihmojnë në rritjen profesionale dhe kontribuojnë më së miri në tregun vendas.
Këtë herë, “Think Tech Hackathon” solli një tjetër risi, një tematikë tejet interesante siç është “Internet of Things” (IoT). Kjo temë konsiston me faktin se të gjitha pajisjet që ekzistojnë në botë dhe janë në funksionin tonë, mund të lidhen me internet.
Plot 7 skuadra të përbëra nga ekspertë të fushave të ndryshme teknologjike, sfiduan njëra-tjetrën, duke implementuar idetë e tyre brilante, nën presionin e kohës. Si në çdo kompeticion të fortë, vetëm njëra ia doli të triumfonte dhe të vlerësohej me çmimin e parë prej 1,000 eurosh. Në Landmark ka qenë gjithmonë dhe do të vijojë të jetë traditë fakti se çdo i ri i talentuar vlerësohet si një aset shumë i rëndësishëm dhe motivohet vazhdimisht, duke u shpërblyer për kontributin e tij.
Ideja e cila ia doli të fitojë simpatinë e jurisë, ishte “Smart Bin for the City”, një mënyrë origjinale dhe e dobishme, e cila synon të kryejë menaxhimin e duhur të mbetjeve, me qëllim kursimin e kohës dhe të resurseve. Rezultati do të ishte një ambient me i pastër për ne dhe për brezat pasardhës, në një kohë shumë më të shkurër.
Juria përbëhej nga znj. Juliana Lula, CTO i “Moveo Albania Technology”, znj. Najada Mehmeti, Senior Java Developer pranë “Sisal Albania” dhe znj. Ana Dhëmbi, Senior Software Developer pranë “Landmark Technologies”. Eventi pati edhe të ftuar specialë, z. Mario Martinelli, CIO i “Sisal Group”, z. Thimoty Barbieri, Enterprise Architect Manager në “Sisal Group” dhe në sallë, duke respektuar të gjitha masat e sigurisë, prezentë gjendeshin znj. Alba Hoxha, Business Development në departamentin B2B ICT pranë “ONE Telecommunications” dhe z. Gjergji Spaho, CIO i “Balfin Group”. Përgjatë eventit, juria dhe të ftuarit ndanë me audiencën përvojat e tyre dhe diskutuan më tepër rreth rëndësisë dhe impaktit të “Internet of Things”, duke cekur edhe sfidat me të cilat zhvilluesit po përballen në këtë periudhë.
Ky event pati partnerë shumë të rëndësishëm si: “Sisal Albania Hub”, “One Telecommunications”, “Moveo Albania Technology”, “Balfin Group” dhe “Landmark”, si ideator dhe krijues i Hackathon. Falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të tyre u arrit edhe njëherë një sukses i jashtëzakonshëm.