Loewe sjellë koleksionet më chic dhe elegantë, duke u bërë një prej brandeve më të rëndësishme të momentit. Stylish dhe lehtësisht të kombinueshme, aksesorët e Loewe kanë frymëzuar fashion lovers kudo në botë, të cilat sjellin disa sugjerime shumë interesante.
Chic në qytet
Rrëmbeni biçikletën, vishuni thjesht dhe në mënyrën më elegante dhe dukuni me shumë stil, edhe në xhirot e pasdites.
Një piknik
Kombinuar me një turtleneck, pantallona vibrante dhe sigurisht, me çantën Loewe, do të kaloni një fundjavë plot stil.
Vitet ’70 në ambientin e shtëpisë
Për të rikrijuar këtë look, mjafton një xhaketë lëkurë ngjyrë camel, xhinse me bel të lartë dhe vibe-n e viteve ’70. Çanta Hammock do ta plotësojë më së miri stilin tuaj.
Kafe? Kafe!
100% fashion! Një palë mom jeans, këmishë xhins, converse dhe një xhaketë lëkure kombinohen plotësisht me modelin Cubi.
Eleganca në zyrë
Kush tha që veshjet e zyrës duhet të jenë gjithmonë kaq standarde? Ja ku vjen një sugjerim, me një look krejtësisht lëkurë, minimalist, trasgresiv, i cili mban më së miri balancën e “seriozitetit” të veshjeve të zyrës dhe kombinimit tuaj autentik.