7 hapa si të përhapni fondatinën

Mënyra e hapjes në fytyrë të fondantinës, është një pikat kyçe në ritualin e make up-it të femrave, ndaj dhe teknikat duhet të jenë ato të duhurat, dhe profesionistet. Ne iu tregojmë përmes shtatë hapave, se si të bëni një lyerje ideale të fytyrës me fondantinë. Mësojini dhe ju!

Hapi 1
Pastroni fytyrën! Nëpërmjet një locioni, bëni një pastrim të plotë të fytyrës dhe zonës së qafës duke e çliruar lëkurën plotësisht nga papastërtitë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Hapi 2
Ushqejeni lëkurën! Pasi e keni pastruar mirë fytyrën, aplikoni në të një krem ushqyes dhe hidratues dhe lëkura juaj do të shkëlqejë.

Hapi 3
Përhapni fondantinën përmes një furçe në tërësi të fytyrës dhe qafës.

Hapi 4
Filloni përmes një sfungjeri hapjen e ngadaltë, duke përshkruar çdo pjesë të saj. Kësisoj, ju siguroni një përhapje të plotë të fondantinës.

Hapi 5
Kjo është një teknikë e profesionistëve të make up-it. Për të shmangur skuqjen e lehtë të fytyrës, nëpërmjet gishtit përshkruani çdo pjesë të fytyrës. Ngjan si një ritual kontrollues, si për të garantuar rezultat efikas.

Hapi 6
Fiksojeni! Përmes një furçe, fikso sërish fondantinën e përhapur tanimë, çka sjell edhe një mbulim të plotë të fytyrës dhe zonës së qafës.

Hapi 7
Voila! Dilni para pasqyrës dhe shihni rezultatin e dëshiruar! Kjo është mënyra e duhur se si përhapet fondantina në lëkurë.