7 trendet e bizhuterive në sfilatat pranverë-verë 2021

“Prangat” e duarve, varëse me motive verore, bizhuteri XXL dhe shumë risi fantastike do të jenë prezente kudo, veçanërisht në sezonin pranverë-verë 2021.
Në Elegance ju sjellim 7 tendencat më të bukura të sfilatave të gjigantëve të modës.


Varëse të gjata, plot ngjyra

Varëset talisman, medaljonet e fatit dhe gurë natyralë me fuqi magjike, janë kthyer në trendin e momentit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Bizhuteritë e krahut
Në verë, ku të gjithë vëmendjen e marrin krahët dhe bizhuteritë unike, fashion dizajnerët kanë menduar të ndërthurin elegancën e minimalizmit dhe klasin e bizhuve të krahut.


Det në bizhuteri

Guaskat nuk e kanë më vendin në plazh, por në koleksionin tuaj të bizhuterive. Vera vjen me trende të reja dhe e bën simbolin e saj identifikues pjesë të bizhuterive më të veçanta.


Çanta si varëse
Mikro-çantat tashmë janë një tendencë e pazëvendësushme! Duajini ose urrejini, çantat mikroskopike do t’i shohim edhe si bizhuteri!


Më shumë, më mirë!
Do të guxonit të plotësonit veshjen tuaj më vëthë të mëdhënj, të cilët ndryshojnë çdo dimension të pamjes? Nëse po, jeni pjesë e një stili si të Acne Studios dhe Isabel Marant.


“Prangat” e duarve
Ekstravagante dhe trasgresive, prangat e kyçeve janë perfekte për një veshje po aq të guximshme dhe rebele sa karakteri juaj!


Zinxhirë Maxi
Nuk mund ta humbni këtë trend! Zinxhirët maxi janë tejet të preferuar për këdo dhe sipas gjasave, do të mbeten për shumë-shumë gjatë në fushën e modës.