Në një botë plot me supermodele, Moschino na sjell marioneta! Meqë kohët kanë ndryshuar dhe ne, si qenie dinamike, nuk jemi kurrë njësoj, duhet të përshtatemi me prurjet e reja dhe idetë e çuditshme, por brilante të atyre që kanë definuar modën.

Këtë vit kemi parë qasje krejtësisht të reja në industrinë e stilit, të cilat sa vijnë dhe na surprizojnë. E radhës është nga Moschino, shtëpia gjigante e cila sjell një sfilatë të tërë me marioneta. Nuk është aspak një teatër apo një show me kukulla, por një sfilatë fantastike. Moschino i çel derën tradicionales dhe një shfaqjeje old-fashion, e cila na vjen në miniaturë dhe prezanton koleksionin e ri.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Gjithsesi, duhet ta dimë se koleksioni ka marrë frymëzimin nga supermodele si Gigi Hadit apo Sacha Quenby. Marionetat janë produkt i një pune kolosale, në studion e Jim Henson, i cili shpehet i pëlqen shumë fakti se puna e tij nuk ka një kontekst specifik, por gjen vend në trajta dhe formate të ndryshme, duke eksploruar mënyra të reja të shprehjes së kreativitetit të tij.

Koleksioni vjen si një miks, i cili prek modën, spektaklin dhe kulturën pop, duke përcjellë edhe idenë se mekanizmi i stilit ka ndryshuar ndër vite, por sërish, frymëzimet mbeten të njëjtat. Në këtë sfilatë me kukulla do të gjejmë fustane klasike, të cilat janë reminishencë e shekullit të kaluar, me elemente mondane: korse, zinxhirë, xhepa të fshehur, ngjyra vibruese (blu, gold, rozë, jeshile) dhe shumë pupla.


“Tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë për shtigje të reja. Kukullat janë avatarët e fantazisë sonë dhe ato inkurajojnë publikun ta imagjinojnë veten në “këpucët” e modeleve, apo edhe në rolin e krijuesit të marionetave”, – u shpreh krijuesi i marionetave për Vogue.

Padyshim, sfilata e Moschino pati një sukses mahnitës dhe përcolli një mesazh të fortë në gjeneratën e re: kohët kanë ndryshuar, moda është kthyer kokëposhtë, ka ardhur koha për një fillim të ri!


Elegance ju sjell koleksionin e ri kontravers të Moschino, ku marionetat zëvendësojnë modelet.

error: Content is protected !!