Hueyda El Saied: “Ekzistenca e Gabriel, më lumturon”

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Aktualisht ndodhem në Luksemburg ku po përgatis ekspozitën time të radhës.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Ai i para një viti e gjysmë: të bëhem nënë. Nuk paska gjë më të bukur se të qënurit mamaja e Gabrielit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Çdo mëngjes kur shkoj pranë shtratit të Gabrielit dhe ai sapo zgjohet më dhuron një buzëqeshje. Është ekzistenca e tij që më ka ndryshuar kryekëput

Kur jeni ndjerë e trishtuar?
Kam kohë jam bërë amnezike ndaj momenteve të tilla.

Çfarë nuk do kishit hedhur kurrë poshtë?
Të qënurit një femër, artiste, shqiptare- sudaneze.

Kë doni më shumë?
Gabrielin…

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Unë mendoj se jeta ka më shumë imagjinatë se ne, ndaj nuk duhet thënë kurrë “Nuk do ta bëj kurrë…”

Cili është mëkati më i madh për ju?
Të çuarit dëm të një dhunëtie apo shansi të “provokuar” për të realizuar një dëshirë apo një qëllim në jetë.

Cila është blerja juaj e fundit?
Një çantë.

Cili është qëllimi i jetës?
Kam disa qëllime në jetë, i pari të ruaj sa me gjatë që të jetë e mundur buzëqeshjen e Gabrielit, të respektoj veten, të krijoj, t’i dhuroj emocione të bukura njerëzve që i vlerësoj.