Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Aktualisht, po bëhem gati për xhirimet e emisionit tim “Si të vishemi”, për puntatën e ardhshme. Është një angazhim televiziv ku ndihem shumë komode. Përpos aktrimit, prezantimi vijon të mbetet një nga pasionet më të mëdha të jetës profesionale time.
Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Që kam ndjekur pasionin tim, aktrimin. Dhe për këtë fakt, nuk kam kurrfarë breje ndërgjegje, apo pengje.
Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Ka shumë çaste gëzimi në jetën time të përditshme. Por, ato që më lumturojnë vërtet janë kur realizohet diçka të cilën e kam dashur dhe punuar fort dhe mbi të gjitha, kur kjo vlerësohet nga të tjerët. Është shumë e rëndësishme për një person publik, që të ndihet i motivuar, dhe sakaq i vlerësuar për gjërat që bën në aspektin profesional.