Ledian Agallijaj, në gjurmët e prindërve

Të rriturit në një ambient artistësh, ku të dy prindërit, si pjesë e skenës shqiptare, si balerinë dhe artistë të merituar, ishin doemos faktor të qenësishëm që ai të ecte profesionalisht në gjurmët e tyre. Sot, Ledian Agallijaj është një prej balerinëve më të kualifikuar dhe goxha i suksesshëm. Një karrierë që e ka projektuar me djersë, falë këmbënguljes për rezultate maksimale dhe një pune të palodhur. Por, një gur themeli që dukshëm ndikoi në formimin e një karriere prej artisti sa më dinjitoze, është edhe shkollimi i tij në profilin e koreografisë në Rusi. Përfshirja në art, për të fillimisht erdhi si një cytje e jashtme, sidomos e nënës së tij.