Parfumet: 7 aromat më të freskëta të 2022-it!

Nise verën mbarë me një parfum të ri! Ç’të sugjerojmë në?


Iris de Gris, The Artisan Perfumer
Një kombinim që rrëmben çdo shqisë, përmes ndërthurjes së këndshme të iris dhe bergamot.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Blue Orchid, The Flowers of Lanvin
Frymëzuar nga ideja e ecjes në natyrë, parfumi Blue Orchid është një ftesë që të bëhesh pjesë e tokës, drurëve frutorë dhe ndjesisë së lirisë.


When the rain stops, Maison Margiela
Një splash i piperit rozë, i cili të dhuron ndjesinë e euforisë fëminore të vrapimit në shi, kombinuar me petalet e jasminës dhe trëndafilave, të përkund në një aromë të paimagjinueshme.


China Rose, Tom Ford
Kopshti i Tom Ford është “main character” i këtij koleksioni. Purifikimi i një peoni vjen si versioni më kryeneç dhe elegant.


Bohemian Orange Blossom, Atelier Cologne
Shpërthimi i portokajve, në kyçet dhe qafën tënde.


Nerolia Vetiver, Aqua Allegoria, Guerlain
Ku ka Guerlain, ka pranverë. Lajmëtari më i ëmbël, sjell parfumin i cili të dërgon në qiell, me një sprucim.


Do Son, Diptyque
Një buqetë me lule të bardha, e cila të ndjek kudo, kurdo.