Udhëtimet u pëlqejnë të gjithëve! Të gjithë duan të “arratisen” nga rutina e përditshme, angazhimet e punës, por jo vetëm! E sidomos, nxitur nga kurioziteti për t’u njohur me kultura e vende të reja, grishja shtohet sa kaq, për ta bërë çdo eksperiencë të paharrueshme. Florjan Çapi, është një nga sipërmarrësit e njohur në kryeqytet dhe udhëtimet duket se janë pasioni i tij më i madh. “Në veçanti më pëlqejnë metropolet e mëdha, sidomos ato të Evropës ku brenda përfshihet historia, arkitektura e mesjetës, më specifikisht ajo e rilindjes, periudhë për të cilën unë ruaj një afeksion të veçantë. Destinacioni i fundit që kam vizituar është Madridi. Më tërheq kultura, kuzhina spanjolle, kësisoj nuk kishte si të ishte ndryshe, veçse një aventurë e mrekullueshme”, thotë ai.