Relaksi duke shijuar rrezet e diellit kërkon edhe kujdes për lëkurën dhe flokët tuaj. Merrni në çantën e plazhit kësi produktesh kozmetike, të cilat janë zgjedhja optimale për një look perfekt tuajin!
Shu Uemura
Arti i flokëve
Zgjidhja perfekte për flokë të thatë nga dielli. I ushqen dhe i shkëlqen ato sidomos gjatë verës.
Çmimi 30 euro
Bourjois Elixir
Shkëlqim natyral
Pa përbërës kozmetik, ky eliksir për lëkurën e lëmon atë, duke i dhënë edhe një shkëlqim solar gati perfekt.
Çmimi 14 euro
L’Occitane Immortelle Precious Mist
Spray lëkure
Me përmbajtje të ujit të luleve sezonale, spray rigjallëron dhe freskon lëkurën e trupit tuaj.
Çmimi 19 euro
Darphin Soleil
Krem mbrojtës nga dielli
I përshtatshëm për çdo tip lëkure, ky është një super krem mbrojtës me faktor SPF 50, ideal për të mbrojtur lëkurën nga dielli.
Çmimi 40 euro
Clarins Bronzing
Efekti i bronztë
Për një make up sa më afër natyralitetit, ky krem pudër i thatë është një nuancë e cila shkrihet me tonalitetin e lëkurës së nxirë gjatë verës duke iu ofruar një pamje perfekte.
Çmimi 42 euro
Elizabeth Arden Lipstick
Buzë të kuqe flakë
Imagjinoni lëkurën e nxirë nga dielli dhe pamjen e abronzatuar tuajën…Ky buzëkuq që do të ndez buqët tuaja për shkak të ngjyrës së kuqe, mund të jetë një alternativë për ju.
Çmimi 28 euro
Make Up Forever Liner
Vijëzo sytë
Një penel i lehtë për sytë, nuk është asnjëherë i gabuar, edhe gjatë kulmit të sezonit veror. Ndaj, mos e shmangni…
Çmimi 23 euro