Një veshje nuk është kurrë e plotësuar pa aksesorët e duhur. Unazë, vëthë apo varëse, edhe pse relativisht të vogla në përmasa, i ofrojnë një dimension të ndryshëm veshjes. Nga Parisi plot stil dhe elegancë, dizenjatorja Aurelie Bidermann krijon bizhuteri unike dhe plot finesë.
E lindur dhe e rritur në Paris, Aurelie ka adaptuar dashurinë për bizhuteritë nga koleksioni i së ëmës. Që prej fëmijërisë ajo dëshmoi dashurinë e mamasë për bizhuteritë, e kuptoi sa të çmuara janë ato për një femër dhe u pasionua pas tyre. Këtë pasion e fshehu për ta nxjerrë në dritë në kolegjin e historisë së artit, ku u specializua për geminologji.
2003 do të ishtë viti i lançimit të një prej brandeve më bohemiane, dedikuar bizhuterive. Unaza shumë unike, punuar me grimca diamanti, flori, zakonisht 18karat dhe veçanërisht përdorimi i gurëve safir e smerald e bënë koleksionin një prej të preferuarve të personazheve më me impakt dhe vizibilitet në industrinë e modës.
Shpirti bohemian, feminiliteti dhe sensitiviteti i krijimeve të Aurelie u inspiruan nga udhëtimet e saj duke eksploruar botën ekzotike. Edhe pas 1 dekadë e gjysmë më vonë stili mbetet i njëjti, mistik dhe njëkohësisht tepër bohemian. Për Aurelie çdo bizhuteri trajtohet si një pjesëz që vendoset në trup dhe nuk hiqet më, ndaj është përpjekur t’i afrohet çdo ngjyre lëkure dhe të përmbushë çdo gusto dhe stil.
Comments