Kur mendojmë për modën e viteve ’80, menjëherë na vjen ndërmend Giorgio Armani dhe fuqinë që mbartin veshjet e tij, të cilat definuan epokën e modës.
Duke gjetur përherë një balancë mes elegancës dhe komoditetit, Armani ia ka dalë të luajë më së miri me stilet dhe ngjyrat.
Rikthimi i një linje unike
Strukturat e veçanta dhe të rehatshme rikthehen sërish, për të sjellë veshjet e stilit Miami Vice. Pantallona me bel të lartë, bluza vibrante, pallto që bien në sy dhe këmisha të gjera, të gjitha lehtësisht të kombinueshme.
Rikthimi i karvatës
Duajeni ose urrejeni, karvata është rikthyer fuqishëm dhe këtë herë e gjejmë te kostumet e vajzave dhe grave. Aksesori simbolik duket se ka frymëzuar gjigantin e modës dhe rezultati është mbresëlënës.