Ky muaji solli një prej bashkëpunimeve më të shumëpritura: bashkëpunimin e Beyonce me gjigantin Adidas dhe kjo u njoftua në rrjetet sociale të Ivy Park.
Prej vitesh, që prej debutimeve të para të Beyonce, stili i saj ka mahnitur publikun dhe frymëzuar dizajnerë të ndryshëm, ndaj ky koleksion është thjesht fantastik.
Streçe, tuta sportive, shorts për aktivitete sportive, hoodies, body dhe xhaketa sportive; të gjitha pjesë e një koleksioni mahnitës.
Beyonce zgjodhi ta promovojë vetë këtë bashkëpunim shumë të suksesshëm, duke pozuar përpara kamerës. Për setet fotografikë ajo zgjodhi një makeup neutral, duke dhuruar një pamje shumë të freskët dhe sportive.
Bashkëpunimi ikonik solli edhe atlete super të bukura dhe komode, duke risjellë sërish koleksionin “Superstar”, më i shituri nga brand-i Adidas.