Celebroje dashurinë me një unazë unike

Dashuria është gjithnjë unike, ndaj duhet celebruar gjithmonë në mënyrën më të veçantë. Unaza, elementi që e ka shoqëruar dashurinë prej shekujsh, është një prej treguesve më specialë me të cilin “vuloset” dëshira për të qenë me personin e zemrës në çdo çast, në të mirë e në të keqe, në furtuna e në det të qetë.

Pikërisht, për të pasur një unazë super të veçantë, Elegance ju sjell 5 modelet më të veçanta.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Unaza me opal dhe diamantë nga Wwake

E krijuar në mënyrë artizanale në New York, kjo unazë fantastike tregon se nuk ka pse të shpenzoni një mal me para për aksesorin që keni ëndërruar gjithmonë.
Çmimi: 528$


My Twin nga Toi and Moi

Nëse jeni në mëdyshje mes smeraldit të bardhë dhe diamantit, pse mos t’i keni të dyja?
Çmimi: 3,230$


Moon Peach nga Ruta Reifen
Të gjitha unazat e Ruta Reifen janë të krijuara handmade dhe kjo e bën çdo pjesëz super speciale. Nëse doni të keni unazën tuaj të personalizuar, ky është rasti i duhur!
Çmimi: 1,320$


Love ring nga Irene Neuwirth
Roza, ngjyra e dashurisë, dizenjo unike dhe forma e një dashurie të pastër. Çfarë po kërkoni më shumë?
Çmimi: 3,940$


Triangle Ring nga Anita Ko
Për futuristen dhe modernen, një unazë e tillë është opsioni më i mirë!
Çmimi: 3,150$