Ku ka festë, ka dhurata, dashuri, lumturi dhe përkujdesje. Të gjitha këto përmblidhen në shportën e dhuratave që Fresh Line Albania ka përgatitur për të gjithë. Aroma dehëse, aftësi çudibërëse dhe shumë dashuri nga linja më e mirë e produkteve kozmetike me përbërës natyral.
Elegance ju sjell disa ide si mund t’i bëni festat edhe më të bukura, me dhuratat e duhura.
Lemon Pie
Një buqetë fantastike me qitro dhe përbërës me aromë super të mirë do të sjellin momente magjike, ndërkohë që përkujdeseni për lëkurën.
Ginger Cookies
E paparashikueshme dhe e paharrueshme, ky set sjell një miks aromash të biskotave me xhinxher. Seti i duhur për mikeshën që bën gjithçka pa plan.
Caramel Biscuit
Ëmbëlsia e karamelit dhe aroma e biskotave të pjekura me shumë dashuri ju dërgojnë në udhëtimin që prisnit. Përfshihuni nga delikatesa e fragrancës së karamelit.
Grape
Zbulo setin më të preferuar, i cili bën bashkë rrushin dhe nektarinën, për t’u kujdesur maksimalisht për trupin tuaj. Ndjesia që lë pas është kaq e butë dhe për sa i përket aromës, e pazëvendësueshme.
Strawberry
Ofroji lëkurës një ndjesi freskie që zgjat në pafundësi. E pasur me ekstraktë natyrale, ky set me përbërës kryesor luleshtrydhen hidraton dhe rigjallëron lëkurën.
Chocolate
Kush nuk e dashuron çokollatën? Ju garantojmë që do ta adhuroni edhe më shumë kur të provoni setin “Chocolate”, një koleksion i mrekullueshëm, i cili i dhuron lëkurës një aromë të ëmbël çokollate.
Grapefruit
Aroma e grapefruit është gjithmonë e preferuar dhe çka që lë pas ky set për përkujdesin e lëkurës është freskia dhe aroma fantastike. E pasur me ekstrakte grapefruit për një lëkurë që shkëlqen.
Italian Fig
Ky set kujdeset maksimalisht për ju dhe falë antioksidantëve, hidraton në thellësi lëkurën. Nëse po kërkon produkte natyrale që edhe lëkura t’i dojë pafundësisht, do t’i gjeni në këtë combo.
Mini Butters
Të gjitha aromat më ekzotike në një paketim! Një kombinim magjik mes ëmbëlsisë dhe ekzotikes, i cili i mbush festat tuaja me nostalgji, kujtime të bukura dhe momente të lumtura. Një set që i shkon për shtat festave!
Sigurisht, Fresh Line Albania nuk harron përkujdesjen ndaj burrave, duke sjellë oferta ekskluzive për burrat që na e bëjnë jetën një festë.
Special Edition
Një set super special për burrin më special që njeh! Drejt aventurave të reja, me përkujdesjen e duhur.
Poseidon
Për t’ju kujtuar verën, detin, kripën dhe çastet më të lumtura! Seti i famshëm “Poseidon” zëvendëson stinën e ftohtë me atë të nxehtën.
Olympian Zeus
Për burrat tanë të dashur, një set fantastik me vaj për pëkujdesjen e mjekrës dhe kremin e fytyrës. Me këtë set, burrat do të duken të mahnitshëm, si Zeusi në Olimp.
The Grand Set
Seti i preferuar për festat e fundvitit! I pasur me ekstraktet e shegës dhe superfuqinë e antioksidantëve, ky kombinim përmban vitamina B5 dhe C dhe i jep lëkurës përkujdesje dhe e bën atë rrëzëllitëse. Krijuar për burrin më sharmant dhe joshës të jetës!