Elsedio Huta ka rrëmbyer titullin fitues të konkursit të zhvilluar nga “Amaro Montenegro”, në Tetor 2018, në Shqipëri dhe më pas na përfaqësoi në një konkurs ndërkombëtar. Ai është një djalë shumë simpatik dhe më shije të rafinuara. Në bisedën që patëm më të, na tregon se është shumë i apasionuar pas profesionit të tij.
Si nisi karriera juaj si bartender?
Karrierën si bartender e kam nisur 8 vite më parë në një lokal të vogël që quhej “Woodstok”.
Ku e kategorizon veten, tek çfarë lloj bartender?
Më pëlqën të eksperimentoj më shumë duket përdorur si bazë koktejlet klasike të athëta “bitter”, sepse kanë një shkallë vështirësie akoma më të madhe se koktejlet “sour”.
E sheh të ardhmen tënde në këtë fushë?
Kam 3 vite që të gjitha energjitë e mia i kam fokusuar tek kjo fushë dhe do vazhdoj t’i kem këtu për një kohë shumë të gjatë, sepse përveç se është punë është edhe qejf, kënaqësi!
Cilat janë tendencat e këtij sezoni në koktejleri?
Tendencat janë që shumë klientë po fillojnë të mësojnë të konsumojnë koktejle dhe po kërkojnë ato klasiket, të thjeshta por shumë të shijshme. Po largohen nga koktejlet si Caipiroska me luleshtrydhe apo Vodka Sour me passion fruit.
El monte
Amaro montenegro
Campari bitter
Gin
Fernet branca