Fytyrë e bukur, maskë perfekte!

Rutina dhe përditshmëria na lodhin dhe stresojnë, por dermatologët janë këtu për të na ndihmuar. Nuk ka rëndësi sa e lënë pasdore mund të ndihet lëkura, nuk është kurrë vonë për ta rigjeneruar. Askush më mirë se një maskë për fytyrën nuk e bën këtë për ju.
Elegance ju propozon disa maska që bëjnë magji mbi fytyrën tuaj.


Summer Fridays
Nuk e dimë si kemi mbijetuar pa këtë maskë kremoze, e cila hidraton, tonifikon dhe e bën lëkurën super elastike. Fytyra e lodhur dhe e dehidratuar do të marrë pamje perfekte për disa minuta.
Çmimi 48$

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Drunk elephant
Një fytyrë e pastër dhe e butë si bebe. Kremi “Drunk elephant” është i duhuri për fytyrë të dehidratuar, pasi ruan ujin në lëkurë dhe e qarkullon në fytyrë.
Çmimi 80$


Glamglow
Nga Hollywood-i, në çantën tuaj të make up-it. Perfekte për hidratim të thellë, Falë formulës speciale thith çdo papastërti nga poret tuaja, duke lënë shkëlqim në lëkurën tuaj.
Çmimi 59$

SK-II
Askush nuk e bën lëkurën më të shkëlqyer se një maskë e thjeshtë, me paketim minimalist dhe lehtësisht të përdorshëm. Perfekte për udhëtime dhe kursen shumë kohë.
Çmimi 95$

MDNA Skin
Keni dëgjuar për maskat magnetike? Çdo papastërti dhe qelizë e vdekur thithet si magnet nga lëkura, për të lënë më të mirën e saj. Lëkurë e pastër dhe butësi mëndafshi.
Çmimi 220$

Glow Recipe
Pasi ta vendosni, është e pamundur mos të ndjeni freskinë e bostanit në fytyrë. Me ekstrakte bostani, vitaminë E dhe shumë aromë të mirë, do t’ju mrekullojë!
Çmimi 22$

Korea Organics
Disa maska pastrojnë poret, disa i japin freski dhe i rigjenerojnë, të tjerat i hidratojnë. Kjo maskë i bën të gjitha, ndaj është perfekte për çdo fytyrë.
Çmimi 48$