In Memoriam: Virgil Abloh, nga Louis Vuitton

Homazhet për Virgil Abloh, fashion dizajnerin super të talentuar dhe me një impakt të jashtëzakonshëm në industrinë e modës, vërshuan menjëherë pas lajmit totalisht të papritur, se gjeniu i modës u nda nga jeta të dielën, në moshën 41-vjeçare.
Vetëm dy ditë më vonë, shumë nga admiruesit e tij dhe miq me influencë globale, bënë nderimet e tyre personalisht, në mënyrën që Abloh do të donte: duke marrë pjesë në koleksionin e fundit të veshjeve për meshkuj, të cilin Virgil Abloh e kishte krijuar për Louis Vuitton. Sigurisht, i gjithë eventi mori një kthesë shumë të ndjerë dhe emocionale, pasi vetë krijuesi nuk do të ishte prezent, pasi kishte luftuar në fshehtësi të plotë nga një kancer i rrallë, që nga viti 2019. E gjithë krijimtaria e tij do të shërbente në fushën e modës si një shtyllë e rëndësishme e ekstravagancës dhe miksimit të gjenialitetit, ngjyrave dhe ekspresivitetit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Më shumë se 80 modele në pasarelë
Natyrisht, e gjithë shfaqja ishte një memoriam për Abloh, duke nisur që nga një banderolë gjigante që ndriçoi qiellin e Miamit, me shkrimin “Virgil Was Here”. Në këtë koleksion u ekspozuan më shumë se 80 look-e të ndryshëm, ku dominonin: këmishat sportive, të kombinuara me funde, në ngjyra vibrante neoni, doreza masive dhe gëzofe shumëngjyrëshe.

Rikthimi i Kid Cudi
Ky event madhështor pati edhe një surprizë të këndshme, pasi Kid Cudi doli në pasarelë, për të ekspozuar veshjet e mikut të tij. Alboh ishte i njohur nga të gjithë yjet dhe shpeshherë është parë në shoqërinë e Naomi Campbell, Kendall Jenner, Karlie Kloss, Gigi dhe Bella Hadid. Kid Cudi gjithashtu performoi duke bërë një rikthim të shumëpritur.


Bashkimi i Kimye
Louis Vuitton dhe Virgil Abloh bënë bashkë familjen Kardashian-West, falë miqësisë që i ndjeri kishte me Kim dhe Kanye. Të dy u bashkuan në shfaqjen emocionale, duke mos u penguar nga divorci, por duke qëndruar të bashkuar për të admiruar punën e jashtëzakonshme të Abloh.