I pagëzuar si “Solar Love”, koleksioni i Jeanne Source për fustanet e nusërisë vijon të kryesojë listën e dëshirave të vajzave dhe dizajner-ave.
Një frymë romantike, delikate dhe plot hijeshi përshkron detajet e çdo krjimi. Brand-i francez, edhe një herë e definon famën e jashtëzakonshme dhe rrëmben zemrat e të gjithëve.
Elegance ju sjell disa prej modeleve më fantastike të “Solar Love” 2021.
INAÏA
Ky fustan i jashtëzakonshëm të dhuron sadisfaksion vetëm duke e parë. Ofron një stil shumë të pastër, minimalist dhe një siluetë shumë unike. Për më tëpër, materiali saten e bën edhe më delikat.
SUZON
Për një vajzë super “cool” që guxon dhe njëkohësisht adhuron një stil chic, “Suzon” është padyshim modeli i duhur.
MIREILLE
Sexy dhe shumë trendy, ky fustan i lirshëm dhe delikat i përshtatet 100% nuseve që admirojnë stilin minimalist.
ROSE
Pak retro dhe stil bohemian në një dizenjo tejet unik.
OLYMPE
Fustani është frymëzuar nga stili Provençal dhe refkekton pastërti, butësi dhe sensualitet.
PAULA
Një stil tejet modern dhe stylish, për një nuse moderne dhe shumë delikate.
MIA
Të gjitha detajet e fustanit janë mbresëlënëse, ndaj “MIA” zgjidh çdo dilemë.
LUNA
Delikat, elegant dhe shumë i rafinuar, ky fustan luan me transparencën dhe nostalgjinë e stilit retro.
LOUISE
Shpatullat e ekspozuara, detajet e luleve dhe dizenjo i thjeshtë dhe minimalist e bëjnë këtë fustan të thjeshtë, njëkohësisht shumë klas.
MATHILDA
I rafinuar dhe shumë romantik, “MATHILDA” është fustani që do ta bëjë edhe më magjike ditën tuaj.