Duaji ose urreji, ngjyrat neon kanë treguar se gjithmonë kanë qenë një tendencë e guximshme dhe shpeshherë nuk hezitojnë të rikthehen.
Elegance ju rrëfen historikun e një prej trendeve që edhe pas 1 shekulli e 1 dekade, vijon të ngjallë ndjesi elektrizuese dhe polemika të shumta.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Dritat neon u prezantuan nga vizionari francez Georges Claude më 1910 dhe shumë shpejt u panë si një prurje inovative, me shumë impakt dhe mënyra më e mirë për të promovuar brand-et dhe jetën e natës nëpër qytet. 10 vite më vonë, dritat neon zunë vend në sinjalistikat rrugore dhe u kthyen në një tendencë fantastike për metropolitanet gjigante, të cilat duket se u dashuruan me këtë risi vibruese.
Sigurisht, një tendencë e tillë nuk kishte si të anashkalohej nga artistët që ndryshuan artin. Francezi Martial Raysse ishte i pari që eksperimentoi me ngjyrat neon, i ndjekur më pas nga Andy Warhol, i cili e ka përshkruar “lëvizjen neon” si “një prej gjërave më të bukura të modernizmit”.

Dan Flavin për Calvin Klein

 

Viti 1960 do të sillte edhe përdorimin masiv të ngjyrave neon në marketing, njëkohësisht edhe në karrierën artistike të Keith Sonnier, Joseph Kosuth dhe Dan Flavin, të cilët eksperimentuan gjerësisht me këtë medium.

20 vite më vonë, dritat ultra-bright do të bëheshin tema kryesore e party-ve dhe paleta e veshjeve të artisteve që dominuan skenat botërore. Madonna dhe stili i saj casual e përqafuan menjëherë tendencën neon në çdo dalje publike.

Në vitin 1990 neon zuri vend në rrugët e qyteteve europiane dhe sigurisht, në botën e design. Stickers me buzëqeshjet neon ishin prezente në muret e ndërtesave, në skateboard-e, festa, bluza e kudo.

Versace

Moda gjithashtu u bashkua me tendencat neon, duke i prezantuar me shumë krenari në sfilata moderne dhe futuristike.
Sot, neon është rikthyer më i fuqishëm se kurrë, në art dhe në modë. E shohim në krijimet fantastike të Jacquemus, në aksesorët e Louis Vuitton, si dhe në kombinimet e Balenciaga dhe Versace.
Pra, duaje ose urreje, neon ka pushtuar zemrat e të gjithëve.

error: Content is protected !!