Tani që është vjeshtë, fatkeqësisht, duhet t’u themi “lamtumirë” sandaleve dhe të mirëpresim çizmet, kambalet dhe çdo tipologji këpuce që është miqësore me këmbët tona.
Por, cilat janë trendet e sezonit dhe çfarë të vishni për të qëndruar ngrohtë dhe stylish, jua rrëfen Elegance:

PLATFORMA
Dhurojini vetes disa cm më shumë me këpucët tuaja të preferuara.
Sugjerimet tona:

Larroude
Një palë xhinse apo fund me kuadrata! Me kaq do të jeni vajza më me stil përreth.
Çmimi: 290$

Simon Miller
Stili retro është gjithnjë në modë!
Çmimi: 490$

ÇIZMET E GJATA
Lehtësisht të adhurueshme, lehtësisht të admirueshme!
Sugjerimet tona:

Schutz
Me teksturë ekzotike dhe takë komode, këto çizme do të kthehen shumë shpejt në të preferuarat tuaja.
Çmimi: 238$

Kendall Miles
Kur iku e zeza nga moda?! Kurrë!
Çmimi: 716$

LOAFERS
Këtë sezon, dukuni plot stil me modelin “loafer”.

Sam Edelman
Dy tonet ikonike kanë vetëm një mision: të kombinojnë në mënyrë perfekte çdo veshje tuajën!
Çmimi: 150$

Ganni
Loafers të dekoruar me kristale?! Perfekte për çdo sezon!
Çmimi: 375
















