Motivimet e Enxhi Cukut

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Aktualisht, po bëhem gati për xhirimet e emisionit tim “Si të vishemi”, për puntatën e ardhshme. Është një angazhim televiziv ku ndihem shumë komode. Përpos aktrimit, prezantimi vijon të mbetet një nga pasionet më të mëdha të jetës profesionale time.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Që kam ndjekur pasionin tim, aktrimin. Dhe për këtë fakt, nuk kam kurrfarë  breje ndërgjegje, apo pengje.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Ka shumë çaste gëzimi në jetën time të përditshme. Por, ato që më lumturojnë vërtet janë kur realizohet diçka të cilën e kam dashur dhe punuar fort dhe mbi të gjitha, kur kjo vlerësohet nga të tjerët. Është shumë e rëndësishme për një person publik, që të ndihet i motivuar, dhe sakaq i vlerësuar për gjërat që bën në aspektin profesional.