Është periudha më e bukur e vitit! Ajo e kombinimeve fantastike, e rikthimit të tendencave. Një prej tendencave që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve është pikërisht cardigan, trikoja e kombinueshme, e cila ka qenë prezente në disa sfilata të brandeve gjigante, si: The Row, MSGM, Marni, etj.
Gjithashtu, modelet Hailey Bieber dhe Emily Ratajkowski duket se e kanë përqafuar menjëherë si trend, por ajo që e bëri të famshëm është pa dyshim Megan Fox. Me një kombinim sa komod, aq stylish, Fox ka veshur një këmishë të gjatë të bardhë, cardigan dhe një palë çizme lëkurë me platformë.
Duke parakaluar në rrugët e Los Angeles, e veshur me Versace, Fox ka frymëzuar një tendencë të re, fantastike!