Pasioni për modën, e ka kthyer emrin e saj thuajse në një nga më të spikaturir në botën e fashion design, në Itali, Evropë, e gjetkë. Menaxhon me pasion gjithçka rrotullohet rreth kësaj fushe, në të cilën ka investuar bindshëm gjithë këto vite. Ndjenja e nuhatjes për të bukurën, është interpretimi më i mirë mbi personalitetin e çdo gruaje, ndaj ajo ka krijuar një markë: Mirela Gjoni. Gjithçka e krijuar në mënyrë artizanale, është pikërisht ajo që i jep vlerë krijimeve dhe koleksioneve të saj. Çdo produkt i krijuar në këtë mënyrë, përfundon i përshtatur në frymën Couture.