Ngjyra vjeshtake, aspak frikacake!

Vjeshta sjell ndryshime në veshje, aksesorë dhe sigurisht, në tendencat e manikyrëve. Është sezoni perfekt për të zëvendësuar ngjyrat solare dhe pastel me ngjyra trasgresive dhe joshëse.
Elegance ju sjell tendencat e fundit, të sugjeruara nga ekspertët e modës.


Pear Nova Pineapple Skies
Kjo është një prej ngjyrave më të preferuara të sezonit. Është ekstra, e bukur, e paparashikueshme!
Çmimi: 14$

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Deborah Lippmann Gone Green
Deborah Lippman njihet për manikyrët ikonikë dhe tonet e preferuara. E gjelbërta dhe të gjitha nuancat e saj janë gjithmonë IN në këtë sezon.
Çmimi: 20$


OPI Malaga Wine
Për të gjitha gratë që pije të preferuar kanë verën, kjo është ngjyra më perfekte! Ky manikyr është i ngrohtë, seksi dhe super joshës.
Çmimi: 10$


Essie Cargo Cameo
Një ngjyrë unike, si sytë e një tigri! Prezenca e kësaj ngjyre e bën këtë stinë edhe më fantastike!
Çmimi: 9$


OPI Have Your Panettone and Eat It Too
Portokallia është ngjyra më vjeshtake, e cila menjëherë të kujton gjethet që ndryshojnë ngjyrën dhe përqafojnë tokën. Në duart tuaja do të duket një mrekulli!
Çmimi: 11$


Pear Nova Moss Def
Ngjyrë fantastike, unike, e jashtëzakonshme!
Çmimi: 19$


Télle Moi Bequia Blue
Një ngjyrë super vibrante në një sezon të tillë është një zgjedhje që i përshtatet vetëm vajzave të guximshme!
Çmimi: 6$


Tom Ford Bitter Bitch
Kur Tom Ford sugjeron, të gjitha ne mbajmë shënim! Ngjyrat që ai përzgjedh, i tregojnë të gjitha.
Çmimi: 37$


Auda B Queen B.
Nëse nude është ngjyra juaj, atëherë ky do të jetë manikyri që ju përshtatet plotësisht!
Çmimi: 18$