Njihuni me 5 trendet e çantave më të preferuara!

Nga koleksionet dhe pasarelat e markave më të njohura të modës, kemi përzgjedhur plot 5 trende, të cilat do t’ju bëjnë të dukeni plot stil, si dhe do të mbajnë çelësat, kuletën, telefonin, parfumin, lipstick e gjithçka që ju merrni me vete.


SILUETA ASIMETRIKE
Ky sezon sjell çanta të cilat qëndrojnë shumë larg të zakonshmes.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Sugjerimet tona:

AESTHER EKEME

Tejet praktike, jashtëzakonisht tërheqëse!
Çmimi: 475$


COPERNI

Dizenjo me zemër, për t’u dhuruar dashuri të gjithë atyre që admirojnë stilin tuaj.
Çmimi: 380$

 


TEKSTURA ME QIME

Çanta juaj duhet të duket po aq e ngrohtë sa palltoja e preferuar!

Sugjerimet tona:
SIMON MILLER

Praktikisht, një peshqir super i bukur në supin tuaj!
Çmimi: 320$


BRANDON BLACKWOOD

E vështirë të mos e duash një çantë kaq të ëmbël, e cila do ta bëjë të shkëlqejë të gjithë garderobën tuaj.
Çmim: 275$


THURJE, SHUMË THURJE!

Investoni në një çantë të tillë, pasi ju sigurojmë që do të qëndrojë në botën e modës për shumë gjatë!

Sugjerimet tona:

JW PEI

Si përfundim, ju duhet një çantë denim në garderobën tuaj.
Çmimi: 69$


MARNI

Ngjyra portokalli, në performancën e saj më të mirë!
Çmimi: 100$

 


ZINXHIRË TË MËDHENJ

Pak trasgresivitet në garderobën tuaj nuk bën kurrë dëm!

Sugjerimet tona:

HOUSE OF WANT

Një zinxhir gold, për ta bërë veshjen tuaj thjesht fantastike!
Çmimi: 98$


STAUD

Kjo mini bag vijon të dominojë stilin.
Çmimi: 250$

 


TOTE ME GRAFIKA

Modelit më klasik, i shtohen disa grafika të këndshme!

Sugjerimet tona:

ISABEL MARANT

E përshtatshme për përditshmërinë tuaj, e kombinueshme me gjithçka.
Çmimi: 165$


KULE

Stili i adhurueshëm, i cili dhuron shumë buzëqeshje.
Çmimi: 188$