Pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta artistja ikonike

Aktorja dhe këngëtarja ikonike, Olivia Newton-John, ka ndërruar jetë ditën e hënë, në moshën 73-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj, John Easterling, i cili shkroi në rrjetet sociale: “Olivia Newton-John ndërroi jetë paqësisht në fermën e saj në Kaliforninë Jugore këtë të hënë, e rrethuar nga familja dhe miqtë. Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Newton-John është vlerësuar me plot katër çmime “Grammy” për performancat e saj fantastike në kinema, si dhe disa nga këngët e saj (“I honestly love you” dhe “Physical”) kanë qenë hite të viteve ’70-’80.