Vjen për herë të parë në Shqipëri “Bibis”, qendra estetike fantastike, me teknologjinë më të avancuar
Të ndihesh e bukur është në fakt një proces i mrekullueshëm, i cili harmonizon pjesën tonë të brendshme dhe pamjen e jashtme. Kur kjo harmoni arrihet, ne ndihemi të lira, të bukura, plot vetëbesim, dhe e adhurojmë lëkurën tonë.
Për të zhvilluar këtë proces, për ta bërë edhe më të këndshëm dhe më të thjeshtë, ju vjen një ndihmë Bibis, qendra më e re estetike, e cila në sajë të teknologjisë më të avancuar, markave më prestigjoze të kujdesit të lëkurës dhe flokëve, si dhe korrigjimit të imperfeksioneve, arrin në kohë rekord t’ju bëjë të dashuroheni me veten, me mënyrën si dukeni dhe si ndiheni, si në aspektin shpirtëror, edhe në atë të jashtëm.
Kujdesi ndaj vetvetes është një domosdoshmëri dhe një rrugëtim i pandalshëm, i cili nis me një takim në Bibis dhe përfundon me ndjesitë më të mira.
Nuk e teprojmë aspak kur themi se Bibis është një qendër estetike fantastike, e cila sjell inovacionin dhe teknologjinë më të avancuar për përkujdesjen tuaj.
Bibis realizon një sërë trajtimesh, duke përdorur linjën “Dermastir”, markën luksoze franceze, të specializuar një mjekësinë dermo-estetike. Kualiteti i produkteve të “Dermastir” është thjesht mbresëlënës, kjo edhe për shkak të risive që sjell duke nisur që nga paketimi “airless”, e deri te rezultati perfekt në fund të trajtimit. Ky trajtim kryhet me ultratinguj dhe ampulat luksoze të brandit prestigjoz dhe kjo është arsyeja kryesore pse është një prej trajtimeve më të preferuara në Bibis. Ndjesia e mëndafshtë që lë në lëkurë dhe fakti që aplikimi i trajtimit ndiqet sipas standardeve mjekësore më të mira në Europë, në SPA-të mjekësore të mirënjohura si: “Alta Care Beauty SPA” në Romë, janë vetëm dy prej cilësive që e bëjnë këtë trajtim perfekt. Të tjerat, mund t’i zbuloni fizikisht, pranë Bibis.
Sigurisht që nuk mbaron me kaq! Klinika Bibis i përshtatet më së miri preferencave tuaja, duke sjellë në Shqipëri një tjetër linjë prestigjoze, “The Organic Pharmacy”, me bazë në Londër. Kjo linjë është tërësisht organike dhe ofron suplemente, serume dhe kremra, të cilat kanë si përbërës kryesor natyrën dhe cilësitë e saj magjike. Në botën e përkujdesit të lëkurës, “The Organic Pharmacy” nuk bën asnjë kompromis me cilësinë dhe efikasitetin e produkteve të saj, gjithashtu është një “mike” e natyrës dhe rrjedhimisht, një pjesë shumë e madhe e produkteve të saj janë vegane. Trajtimet që ofrohen në Bibis janë të njëjtat me ato që aplikohen në disa prej SPA-ve më të famshme, relaksuese dhe luksoze në botë. Vlen të përmendim: “Raffles” në Stamboll, “Four Seasons” apo “Six Senseses Seychelles”, “Resort Pedegran”, Meksiko, etj. Gjithashtu, produktet gjenden në disa prej dyqaneve më të njohura: “GOOP” në NordStrom apo “Barneys”, New York.
Morpehus8, perfekt që në aplikimin e parë!
Bibis sjell për herë të parë në vend një prej risive që do të ndryshojë përgjithmonë botën e estetikës: Morpehus8!
Morpheus8 është zgjidhja më e sigurt dhe efektive, e cila rimodelon imperfeksionet e trupit, falë teknologjisë më të avancuar.
Kjo risi fantastike ofron trajtimet më të thella fraksionale që disponohen, duke depërtuar deri në idet e nënlëkurës, në një thellësi prej 8 mm. Benefitet e këtij novacioni janë fantastike, pasi rimodelon edhe zonat më të vogla dhe të vështira për një lazer, si dhe ato me një sipërfaqe më të gjerë, duke cekur edhe pjesët më të thella të indeve.
Katër fraksione me konfigurime të ndryshme mikrogjilpërash, japin energjinë RF, të provuar klinikisht. Këto fraksione, me mikrogjilpëra të shumëfishta, depërtojnë në lëkurë, për të korrigjuar edhe pjesëzat më të vogla, të cilat ndonjëherë janë të padukshme. Kjo pajisje synon perfeksionin dhe e arrin atë!
E pajisur me Burst mode RF technology, Morpheus8 Body vendos automatikisht energjinë bipolare RF në thellësi të trajtimit, në disa nivele, në vetëm një cikël. Aftësia e saj për të depërtuar në inde, në mënyrë të përsëritur dhe me lëvizje të njëpasnjëshme, në një interval milisekondash, kryen reduktimin e ndjeshëm të imperfeksioneve, minimizon dëmtimin e lëkurës dhe e bën trajtimin të unifikuar, duke mundësuar procedura fraksionale, në përshtatje me trupin.
Ky produkt është i sigurt për të gjitha llojet e lëkurës, edhe për ato që kanë rrezik hiperpigmentimi post-inflamator.
Trajtime mahnitëse për flokët!
Produktet më të mira, market më prestigjoze.
Gjithashtu, Bibis kujdeset maksimalisht edhe për flokët tuaj, pavarësisht llojit apo problematikës së tyre.
Për të ushqyer flokët vjen panthenol, i pasur me veti hidratuese dhe zbutëse, i cila depërton në shtresat më të thella, duke ushqyer fibrat e flokëve. Një trajtim dhe linjë e dedikuar për flokët tuaj, me një gamë të gjerë produktesh, duke nisur që nga shampoja, maska riparuese dhe sprait i pasur me minerale, i cili dhuron një efekt të menjëhershëm, duke forcuar flokët e brishtë dhe të dëmtuar.
Për riparimin e flokëve të dëmtuar, Bibix sjell Elixir, një booster i mrekullueshëm, i cili shtrohet si maskë. Më pas, përmes riparimit AMP, flokët tuaj të dëmtuar do të duken thjesht fantastike. Sigurisht, nuk mund të mungojnë vetitë dhe dobitë e acidit hialuronik, një përbërës i pranishëm në trupin tonë, i cili hidraton edhe pjesën më të thellë të fibrave të flokëve, për të garantuar elasticitet, butësi dhe shkëlqim.
E ndërsa për flokët e thatë dhe të dehidratuar, Bibis sjell një trajtim relaksues dhe të mahnitshëm me shampon “Hydra”, e cila pastron butësisht flokët, duke minimizuar thatësinë. Efekti i shampos përforcohet edhe më shumë me anë të maskës hidratuese, e cila zvogëlon maksimalisht tharjen e flokëve të dehidratuar. Trajtimi vijon me vajin hidratues, i cili është një eliskir mahnitës dhe aplikohet para dhe pas larjes. Më pas, booster-i hidratues, rrit performancën e maskës, duke vepruar mrekullisht në rikuperimin e flokëve të thatë.
Nëse flokët tuaj nuk kanë shumë volum, Bibis dhuron një përvojë të paharrueshme, me një grupim produktesh si: Proteine Idrolizzate del Grano; Olio di semi di lino; Pantenolo dhe Olio di Ricino, të cilat bashkohen për t’u siguruar flokëve tuaj volum të menjëhershëm. Përkujdesi i flokëve të hollë dhe të butë kalon në një tjetër nivel, me shampon volumizuese, e cila pastron butësisht flokët dhe maskës voluminoze, e cila forcon dhe rikthen volumin e flokëve të imët dhe të hollë.
Lyerja e flokëve dhuron vërtet një ndryshim të shumëpritur, por mbajtja e saj në mënyrën dhe trajtën e duhur është një sfidë e vërtetë. Bibis e ka zgjidhjen edhe për këtë, përmes vajit limanthes, i cili garanton mbrojtjen e ngjyrës dhe parandalon me sukses zbehjen e saj. Produkte specifike si shampo, e cila pastron flokët me delikatesë; maskë, e cila me anë të formulës së saj përmirëson pamjen e flokëve të lyer, duke u dhënë butësi dhe shkëlqim të menjëhershëm, si dhe eliksiri, i cili rrit dhe përmirëson efektet e produkteve të mësipërme, veprojnë në flokët tuaj, duke i bërë ato më të shëndetshëm dhe duke mbajtur për shumë gjatë ngjyrën e tyre.
Tani, është momenti i kaçurrelave, të cilat janë të veçanta, të bukura, por kërkojnë një përkujdes të dedikuar. Bibis ofron trajtime me kolagjen të hidrolizuar, i cili ruan formën e kaçurrelave, pa i rëndëuar ato. Duke e kontrolluar volumin që nga rrënja, kjo linjë është e duhura për kaçurrelat tuaja. Për të dhuruar një trajtim edhe më specifik, përmes “Bioactive”, Bibis ju ofron trajtim me shampo për kaçurrelat e pabindura, duke i pastruar butësisht ato. Trajtimi vijon me maskën speciale, e cila hidraton flokët nga brenda dhe me spraitin ideal për kondicionimin dhe rigjenerimin e flokëve. Eliksiri booster rrit efektivitetin e maskës dhe emulsioni zbutës kontrollon volumin e padëshiruar.
Gjithashtu, duke ndjekur rigorozisht standardet europiane, klinika Bibis ofron hap pas hapi, peeling, i cili përdoret para nisjes së trajtimit. Peeling pastron lëkurën, me anë të acidit salicilik, duke rikthyer shkëlqimin dhe butësinë në të gjithë tipet e flokëve.
Për problematika si rënia e flokëve, Bibis ofron trajtimin me Auxina Tricogena, një kompleks përbërësish aktivë me veti pastruese, qetësuese, stimuluese dhe rigjeneruese të lëkurës. Me anë të shampove për humbjen e flokëve, formula ka përbërës të veçantë kundër rënies së flokëve, duke stimuluar daljen e flokëve të rinj dhe rigjenerimin e tyre. Përmes ekstrakteve të Achillea, Farfara, China Rossa dhe Pro Vitamine B5, ofrohet një ndihmë esenciale për minimizimin e rënies së flokëve. Vaji me përzierje të përbërësve aktivë që ndihmojnë në përmirësimin dhe nxitjen e rigjenerimit të skalpit. Ky vaj aplikohet pas larjes me shampo.
Një tjetër problematikë si zbokthi, gjen zgjidhje në Bibis, në sajë të linjës së dedikuar me përbërës aktivë të linjës “Forfora Secca”. Shampo me olio di noce del Brasile, piractone alamina dhe pantenolo; ampulat fantastike me përbërës si: piroctone olamina, betulla dhe pantenolo, si dhe produkte të tjera janë opsioni më i mirë për këtë problematikë.
Shampoja “Antiforfora Secca e Grassa” është ideale për të luftuar zbokthin e thatë dhe yndyrën, duke parandaluar rishfaqjen e saj. Përgatitja e një trinomi shumë efektiv, i cili përmban ekstrakte bimore pastron thellësisht lëkurën e kokës. Gjithashtu, locioni me përbërës aktivë të cilët pastrojnë lëkurën dhe kufizojnë prodhimin e yndryrës është një prej trajtimeve më efikase.
Nëse skalpi juaj është sensitiv, një linjë specifike me bergamotto, kanellë dhe noce di copaiba rikthejnë lehtësimin e lëkurës së kokës dhe parandalojnë kruarjen e skalpit. Në sajë të shampoos qetësuese dhe vajit esencial me përzierje të veçantë që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të skalpit, zbokthi nuk do t’ju shqetësojë më.
Një trajtim tjetër shumë efikas është ai i keratinës, i cili kryhet me produktet më të mira të “Bioactive”: shampoja specifike, e krijuar për të pasuruar fibrën e flokëve, duke i rigjeneruar ato; si dhe maska specifike, e cila depoziton keratinën e re të kashmirit, me qëllim nxitjen e elasticitetit.
Benefitet janë fantastike:
– Është një trajtim inovativ, i cili mbart 95% përbërës natyralë.
– Trajton thellësisht flokët e dëmtuar.
– Rindërton lidhjet e keratinës në brendi të flokëve.
– Rigjeneron kutikulin pas ngjyrosjes ose dekolorimit.
– Hidraton dhe zbut strukturën e flokëve të dëmtuar.
– Nxit trashësinë e flokëve, pa i rënduar ata.
Bibis ofron edhe një trajtim ekstra, bojën “Farmagan Superlativa”, me dhe pa amoniak, me përmbajtje bimore. Falë keratinës së Kashmirit, vajit të arganit dhe acidit hialuronik, kjo bojë i dhuron flokëve efekt të dyfishtë, duke i lyer dhe ushqyer në të njëjtën kohë. “Farmagan Superlativa” kujdeset për flokët, i jep atyre shkëlqim dhe butësi. Produkti është testuar mikrobiologjikisht në më shumë se 12, 000 teste laboratorike ekstreme.
Në rreshtat e mësipërm keni vetëm disa nga trajtimet që Bibis ofron. Teknologjia më e avancuar, trajtimet fantastike dhe ambienti më miqësor, do ta kthejnë Bibis në klinikën dhe qendrën tuaj estetike të preferuar.