Pushimet tona ekstreme

Jo vetëm çështje pasioni, por dëshirë për të eksploruar në relievet dhe hapësirat shqiptare ose të huaja. Nga lundrimet me barka në lumenjtë e vrullshëm, tek fluturimet me parashutë, hedhjet nga maja e malit, rrëshqitje masive nga lartësitë, etj. Aventurat e tyre janë të “çmendura” për shkak të adrenalinës, sa kaq edhe rreziqeve të mundshme. Fation Plaku, Marina Rama dhe Gresa Muhametaj ndajnë eksperiencat dhe emocionet personale me lexuesit e Elegance.

Fation Plaku, Eksplorues& Fotograf
Duket sikur e gjithë jeta dhe përditshmëria e tij, është një ekspeditë e vazhdueshme, në kërkim të vendeve të reja, dhe destinacioneve të rralla. Ka mjaftueshëm arsye për t’u ndier me fat, pasi i ka rënë botës kryq e tërthorë,  dhe tek secila përvojë e tij ka shumëçka për të rrëfyer. Fation Plaku, pa asnjë mëdyshje është një nga individët e rrallë në Shqipëri, që ka shkelur në vende ku shumëkush mund të mbërrijë vetëm me imagjinatë.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code