Vera është një ftesë për festë…Party, pishina, diell, muzikë… Dhe në këtë “det” të kënaqësive, pakkujt i shkon mendja tek flokët. Mjafton një kapelë me strehë, qëndrim nën shezlong dhe kaq. Pikërisht, këtu gaboheni! Sezoni veror është më rriskuesi për frizurën tuaj. Flokë të thatë, të ekspozuar në rrezet e tepërta UV, të keqtrajtuar për shkak të faktorëve klimatikë, por roli juaj i kujdesit ku mbeti?! Provoni produktet e mëposhtme që Elegance iu sugjeron dhe ju do të rigjallëroni flokët tuaj!
“Bumble&Bumble Surf”
Shampo dhe kondicioner
Perfekt për t’ju mbrojtur flokët gjatë pushimeve. Përdorimi së bashku i tyre, rigjallëron flokët të dëmtuar nga faktorë të tillë si llaku, apo uji i kripur i detit.
Çmimi 55 euro
L’oreal Elvive
Spray për flokë të butë
Keni flokë të padisiplinuar për shkak të rërës, diellit?! Ky spray iu rikthen flokë të butë e të shkëlqyeshëm në çdo sezon.
Çmimi 15 euro
Philip Kingsley
Në version xhepi, me paketim vetëm 60 ml, spray largon tharjen nga flokët tuaj.
Çmimi 10 euro