Në ditët e sotme, tradita dhe industria e modës nuk po bashkohen më, përkundrazi, sytë po hidhen nga e ardhmja dhe teknologjia.
Ju prezantojmë me idenë më të re, atë që përqafon robotikën dhe na sjell sfilata të pazakonta, ku sharmi dhe eleganca e modeleve, le të themi nuk do të jetë më “mish dhe shpirt”, por “drita dhe metal”.
Ndonëse kjo ide shumë futuristike daton që prej vitit 1998, me designerin Helmut Lang, pioneri i futuristikës, i cili na ftoi në një novacion të magjishëm mes koleksioneve CD-ROMs, sot, realizohet nga shtëpitë gjigante të modës dhe shembulli më konkret është Philip Plein në vitin 2018.
Duke marrë në konsideratë situatën e pandemisë globale, jo vetëm për të “luajtur” me kohët, por edhe për të mbrojtur supermodelet nga virusi, pasarelat madhështore do të mbushen me praninë e robotëve.
Në fakt, industria e modës ka parë galaktikën dhe hapësirën, egërsinë e natyrës, magjinë e ngjyrave pastel, sërish të guxosh me robotikën është një sfidë e vërtetë.
Gjithçka mund të themi është se jemi shumë të emocionuar për ecurinë e kësaj ide tejet guximtare.