Saint Laurent, në një homazh fantastik, në atë çka di të bëjë më mirë, risjell madhështinë e Jean-Michel Basquiat, piktorit më të njohur të viteve ’80. Një ekspozitë dhe koleksion për të mos u humbur, i cili do të jetë prezent në Paris dhe L.A deri në shtator sjell dizajne të dedikuara dhe një “bashkëpunim” mbresëlënës mes brand-it fantastik dhe artistit Basquiat.
Basquiat, i mirënjohur për piktura figurative, me një miks mes kolazhit dhe graffiti-t, është ndoshta një prej artistëve më të famshëm dhe më të vlerësuar të artit bashkëkohor të viteve ’80.
Arti, stili dhe vizioni i tij vijojnë ende të frymëzojnë brezat dhe rishtazi, edhe gjigantin e modës.