Hidratimi: mbreti i lëkurës perfekte, të kuruar, të bukur! Hidratimi i buzëve: i nevojshëm, relaksues dhe tejet i thjeshtë.
Nëse nuk dëshironi t’ia besoni buzët tuaja produkteve të ndryshme kozmetike, ju sjellim disa scrub-e perfekte dhe super efektive, të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi, me produktet që i kemi të gjithë në kuzhinë.
Për adhurueset e limonëve:
Çfarë ju duhet: sheqer kaf, vaj ulliri, lëng limoni.
Bashkoni produktet derisa të formohet një masë homogjene dhe aplikojeni përditë në buzët tuaja, të cilat do të jenë jashtëzakonisht të buta.
Si ta përgatisni:
E preferuara e VIP-ave:
Çfarë ju duhet: sheqer kaf, vaj kokosi, mjaltë Manuka.
Buzët tuaja do t’ju jenë mirënjohëse, përjetësisht.
Si ta përgatisni:
Për eliminimin e lëkurës të vdekur:
Çfarë ju duhet: sheqer, mjaltë, kanellë, vaj ulliri.
Shtoni pak kanellë në scrub-in tuaj, për buzë të buta dhe plot shkëlqim. Gjithashtu, kanella është përbërësi sekret për buzë më të plota.
Si ta përgatisni:
Kafe, gjithmonë kafe:
Çfarë ju duhet: kafe, vaj kokosi.
Kafja ndihmon në nxitjen e qarkullimit të gjakut, çka sjell buzë me ngjyrë më të fortë dhe rrjedhimisht, më të shëndetshme.
Si ta përgatisni:
Fruta edhe për buzët:
Çfarë ju duhet: sheqer, vaj kokosi, luleshtrydhe.
Freskia është kryefjala e verës, ndaj luleshtrydhet janë ingredienti perfekt.
Si ta përgatisni:
Për adhurueset e çokollatës:
Çfarë ju duhet: sheqer, çokollatë, vaj ulliri, mjaltë
Ky është scrub-i ideal për verën, duke qenë se kakaoja (përbërësja e çokollatës) është mbrojtësi perfekt ndaj rrezeve ultravjollcë.
Si ta përgatisni:
Për “të çmendurat” pas luleve:
Çfarë ju duhet: sheqer, petale trëndafilash, vaj kokosi.
Për buzë të bukura dhe delikate, si një lule.
Si ta përgatisni:
“E kripura” për buzë të ëmbla:
Çfarë ju duhet: kripë Himalajash, vaj kokosi.
Disa vajza janë “të kripura” dhe plot shije! Disa scrub-e janë me kripë dhe super efektivë!
Si ta përgatisni: