Shkëlqimi pas ndarjes: 10 V.I.P-at që ndryshuan rrënjësisht pas ndarjeve të bujshme

Thonë se kur një grua ndryshon modelin e flokëve është gati për të ndryshuar shumë aspekte jetësore. Pas ndarjeve të bujshme, V.I.P-at tanë të preferuar u shfaqën ndryshe, duke na treguar se gjithçka i përket të shkuarës dhe se shkëlqimi mund të gjendet edhe pas thyerjeve të zemrave.

Princeshë Diana pas ndarjes nga Princi Charles
Pas ndarjes që shkaktoi shumë skandale, Diana debutoi me flokë edhe më të shkurtër dhe një ngjyrë më të çelur, e cila e ka kthyer në ikonën e stilit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Ana de Armas pas ndarjes me Ben Affleck
10 muaj plot dashuri mes Ana dhe Ben përfunduan në një ndarje të bujshme, e cila tronditi fansat. Më pas, Ana na prezantoi me një look shumë ndryshe, një model bob me baluke. E adhurueshme dhe plot shkëlqim!


Cameron Diaz pas ndarjes nga Justin Timberlake
Cameron i tregoi botës dhe ish-të dashurit se mund të duket mahnitëse pavarësisht ngjyrës së flokëve.


Selena Gomes pas ndarjes nga Justin Bieber
“Lose You to Love Me” do të thoshte Selena në këngën e re, dedikuar marrëdhënies së vështirë dhe toksike me J.B. Në klip u shfaq tërësisht ndryshe dhe duket se gjeti veten dhe modelin e preferuar.


Taylor Swift pas ndarjes nga Calvin Harris
Me ose pa thyerje zemre, Taylor është gjithmonë bionde, por pas ndarjes nga Calvin Harris, u paraqit në Met Gala si bionde platin dhe i mahniti të gjithë, sidomos Tom Hiddleston. Pjesa tjetër është histori…


Gigi Hadid pas ndarjes nga Joe Jonas
Perfekte dhe frymëzim për vajzat e tjera, Gigi na tregoi se fuqia e vërtetë është e grave!


Jennifer Aniston pas ndarjes nga Brad Pitt
Jenn ka qenë gjithmonë fanse e flokëve brunë, por pas firmosjes së divorcit me Brad Pitt, u shfaq me një ngjyrë të re: bionde me refleks mjalti dhe le të themi se ishte vendimi më i mirë.


Cara Delavigne pas ndarjes nga St. Vincent
Nëse nuk do të ndodhte ndarja nga St. Vincent, bota nuk do ta dinte kurrë sa fantastike dhe stylish duket supermodelja me flokët e shkurtra, të lyera në ngjyrë bionde platin.

Rihanna pas ndarjes nga Hassan Jameel
Një muaj pas ndarjes me bilionerin Hassan Jameel, dizajnerja e Fenty bën një ndryshim drastik, i cili e definon edhe njëherë pse Rihanna vendos trendet.


Bella Hadid pas ndarjes nga The Weeknd
Ndarja e bujshme nga The Weeknd solli një Bella plot vetëbesim dhe me një model super të veçantë.