Si nisën 5 romancat mbretërore?

Historitë e dashurisë në kështjella, me princë të kaltër dhe princesha shumë të bukura nuk janë thjesht gojëdhëna apo përralla, përkundrazi janë mëse reale.
Disa kanë bërë bujë, kanë pasur skandale, por edhe shumë dashuri dhe pasion. Elegance ju sjell 5 romanca mbretërore, të cilat na rrëfejnë se si çiftet më të lakmuara në botë u takuan dhe u dashuruan.


Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip
Sot, Mbretëresha Elizabeth është një prej njerëzve më me ndikim në botë. Por le të kthehemi pas, në vitin 1939, kur 13-vjeçarja Elizabeth, asokohe princeshë, shoqëron prindërit e saj në një vizitë në “Royal Naval College”. Ky ishte pikëtakimi me 18-vjeçarin e edukuar dhe xhentil, Philip Mountabatten. Së bashku luajtën në fushat e tenisit dhe shëtitën në jahtin mbretëror. Pas 8 vitesh dhe një luftë, ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore dhe sot, ende vijojnë të jetojnë përrallën e tyre me happy ending.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Princesha Margaret dhe Antony Armstrong-Jones
Princesha Margaret u takua me Lordin Snowdon, Antony Armstrong-Jones në vitin 1958, në një darkë mbretërore.
Anne de Courcy, në biografinë e Snowdon shkroi: “Tonny (Anthony) u kujdes që të bënte gjithçka sipas mënyrës së tij. Me shumë mirësjellje e motivoi princeshën të ndryshonte veshjen dhe bizhuteritë e saj dhe të ndërronte vendin ku ishte ulur. Me biseda shumë interesante, batutat, pasionet, sharmin dhe miqve të përbashkët, Magraret u shpreh se nuk kishte njohur kurrë një burrë kaq interesant”.
Shumë shpejt, një dashuri e re nisi dhe në vitin 1960, çifti karizmatik gëzoi botën me fejesën e tye.


Princ Charles dhe Princeshë Diana
Princi Charles ra në kontakt me Princeshë Diana në vitin 1977, kur ajo ishte vetëm 16 vjeç.
3 vit më vonë, lulëzoi dashuria e tyre, mes talentit të Charles për polon, pasionit të Diana për dallgët e detit dhe për modën.
Sigurisht, jemi në dijeni të raportit të tyre të mëvonshëm, por të gjithë mund të pohojmë se fillimet e dashurisë së tyre ishin si në përralla.


Princ William dhe Kate Middleton
Edhe pse kishin miq të përbashkët dhe ishin takuar edhe më parë, dashuria e tyre nisi në universitetin “St. Andrews” në Skoci. Të dy studionin për histori arti dhe fillimisht, ishin miq të mirë, madje e ftonin njëri-tjetrin nëpër festat që organizonin.
Në përfundim të studimeve, çifti i ëmbël takoi dashurinë. Pavarësisht një ndarjeje të shkurtër në 2007-ën, u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit dhe në vitin 2010 shpallën fejesën.
Sot, Princi William dhe Kate kanë 3 fëmijë shumë të lezetshëm dhe një dashuri shumë frymëzuese.


Princ Harry dhe Meghan Markle
Në korrik të vitit 2016, Princ Harry dhe Meghan Markle kanë marrë guximin dhe kanë dalë në një blind date në Londër. Edhe pse ishte krejtësisht surprizë, Harry u surprizua dhe u emocionua kur pa Meghan të hynte në derën e restorantit.
Disa javë më vonë, paparacët “i gjetën” në Botswana, ku Meghan dhe Harry po njiheshin më mirë, larg syve të publikut.
Në 2017, fejesa e tyre u bë publike dhe kohë më vonë, çifti hoqi dorë nga privilegjet mbretërore dhe së bashku me Archie, të voglin e tyre, u zhvendosën në Kanada.