Nëse po prisni për një shenjë që të ndërmerrni një hap kaq të rëndësishëm, ky është momenti! Shkoni menjëherë në sektorin e makeup-it dhe ndiqni këto hapa:
Hapi 1:
Merreni seriozisht procesin dhe nisni të kontrolloni datën e skadencës në çdo paketim. Askush nuk e do një fondatinë apo lipstick të skaduar. Nuk ka rëndësi sa shtrenjtë e keni blerë, dëmi që i bëni lëkurës është shumë më i madh nëse vijoni t’i përdorni.
Një trik: Nëse paketimi nuk ka një datë skadence, shkruani në një letër muajin kur e keni hapur dhe ngjiteni te produkti. Kjo do të shërbejë më vonë si referencë.
Në vijim, hidhni gjithçka që lëshon aromë të çuditshme dhe produkte që LITERALISHT nuk i përdorni kurrë!
Hapi 2:
Dezinfektoni gjithçka që ka mbetur!
Nisni me furçat e makeup, sponge dhe çdo instrument që përdorni. Më pas, vijoni me produktet kozmetike. Pastroni lapsat e syve, duke i mprehur 1 herë në javë dhe duke i spërkatur me alkool.
Më pas, vijoni procesin me lipsticks, concealers, highlighters, etj.
Hapi 3:
Krijoni një sistem mirëmbajtjeje për sektorin e makeup-it! Kjo do t’ju shërbejë shumë në të ardhmen dhe do të lehtësojë pastrimin në vijim.