Spring Trends

Në prag të ndryshimit të stinëve, ju nevojiten disa blerje të reja që do e rifreskojnë gardërobën tuaj. Stil, detaje, ngjyra, aksesorë, ne ju sjellim një guidë të vlefshme lidhur me propozimet e fundit të modës që konfirmojmë trokitjen e pranverës!

Lule swarofski
Nga Alexander McQueen
Një buqetë lulesh të këndshme, në kyçin e dorës suaj, do ishin aksesori ideal për një pamje të kuruar në detaje.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code

Xhinse komode
Nga Ashish
Zgjedhja perfekt për një ditë komode! Lulet e aplikuara në këto xhinse janë interesante për çdo grupmoshë.
Çmimi 250 euro

Efekt valëzimi
Nga Carven
Ky minifund në ngjyrë blu, vjen si frymëzim i tendencave të pranverës. Detaji i valëzuar në njërën pjesë të tij, evidenton më së miri gustot femërore.
Çmimi 260 euro

Red&Pink
Nga Lisa Arfen
Jumpsuit me nuanca të forta, që thyhen nga detaji i fjongos së zezë në të.
Çmimi 620 euro 

Nuancë jeshile
Nga Marni
Kristalet në ngjyrë jeshile, të zezë dhe të bardhë,  formësojnë këtë varëse elegante.
Çmimi 400 euro