E vendosur në një set-up malesh abstrakte, Simon Porte Jacquemus prezantoi një koleksion me veshje seksi, funksional dhe mbresëlënës për femra dhe meshkuj.
Siluetat, ngjyrat dhe materialet e përdorura, si dhe energjia fantastike e modeleve që prezantuan veshjet e Simon Porte Jacquemus sollën tendenca të reja, të cilat do të dominojnë botën e modës.
Trendi crop top
Për të “çliruar” trupin dhe për të celebruar lirinë e veshjes sipas dëshirës, Jacquemus servir trednin e crop top, simbol i modës bashkëkohore, kombinuar me të gjithë imagjinatën dhe kreativitetin e fashion dizajnerit.
Ekspozimi i një shpine joshëse
Çdo ditë e më shumë moda po thyen kodet sezonale dhe kjo tendencë e provon më së miri.
Pink vibrante
Trasgresive, rrëzëllitëse dhe super fantastike! Ngjyra pink po përqafohet nga të gjithë dhe nuk kishte si të mungonte në sfilatën e Jacquemus.