Nuk e dini që gërsheti është kryefjala e modelit të flokëve këttë sezon? Apo që baluket rikthehen fuqishëm, si një trend i momentit? Përpos tyre, edhe disa prerje dhe stilime flokësh, vijnë si sugjerimet më të fundit, të vlefshme për ju!
Onde & Valëzim
Ky model e sjell më shpejt pranverën për ju. Sensuale, stil celebrity, por edhe të personalizuara, flokët me onde, ose të valëzuara lehtë, në gjatësi të ndryshme, varësisht preferencës suaj iu bëjnë të dukeni IN me tendencat e fundit.
Me një topuz
Nëse dëshironi diçka ndryshe, si një detaj frymëzues për femrën e vërtetë, dhe lehtësisht i realizueshëm në kushtet e shtëpisë, zgjidhni një topuz. Do të dukeni e thjeshtë, por me stil tërësisht individual.
Luaj me aksesorët
Duket sikur sapo jeni kthyer nga një party? Në fakt, ky stil evokon vitet 40’-50’, ku loja me aksesorët e flokëve, bëhej gjithnjë e më atraktive. Janë rikthyer fuqishëm, si një detaj që shton dozat e stilit në pamjen tuaj.
Baluket e saj
Mund të vendosni të prisni flokët me baluke, dhe kështu keni ndryshuar plotësisht look-un tuaj! Trendy, zgjedhje interesante, ato janë kryefjala e modelit të flokëve për sezonin pranverë 2016.
Lidhur në gërshet
Nëse doni një stil praktik, mund ta realizoni një të tillë në shtëpi, por nëse doni të bini menjëherë në sy, një gërshet i bërë profesionalisht, do bëj që të merrni gjithë vëmendjen e dëshiruar, kudo që të gjendeni. Mos e mendoni dy herë! Gërshetat janë një must i sezonit.