Trendet e bukurisë që do shohim gjatë gjithë sezonit të pranverës

Cilat janë trendet të cilat do të shohim kudo gjatë pranverës? Kësaj pyetjeje i jep përgjigje ky artikull, duke ju rrëfyer gjithashtu “taktikat” e duhura për t’i paraprirë tendencave që do t’ju diferencojnë.

Buzëkuqi pop
Një buzëkuq vibrant, i cili freskon pamjen tuaj! Neon, portokalli apo çdo ngjyrë shpërthyese do të jetë tendenca e vitit.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Make-up smokey
Tanimë që maska është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë, e gjithë vëmendja shkon te sytë, ndaj make-up artistët e brandeve prestigjoze sjellin një sugjerim fantastik: Smokey eye që thekson sytë dhe ju jep një pamje rebele dhe trasgresive.


Balluket
Duajini ose urrejini, balluket kanë qenë prezentë në sfilatat e gjigantëve të modës dhe shumë shpejt do të jenë kudo rreth jush.


Aksesorët e flokëve
Shumë chic dhe super ekstravagante! Aksesorët e flokëve janë gjithmonë in, sidomos gjatë sezonit të pranverës.


Vetullat e pazakonta
Trendi i viteve ’90 rikthehet për t’ju dhënë një pamje punk-rock.


Modelet e viteve ’90
Trasgresive, të pazakonta! Kështu mund t’i përshkruajmë modelet ekstravagante të viteve ’90, të cilat definojnë stilin dhe autencitetin tuaj.


Epokë e re për modelet e flokëve
Një lëvizje e re dhe shumë e veçantë! Flokët e jashtëzakonshme për një vajzë të pazakontë!