5 parfume që mund të dhuroni për Shën Valentinin

Në ditën e dashurisë, shija, aroma dhe unikja janë komponentët kryesorë. Ndërkohë që ju kemi sugjeruar disa ëmbëlsira për një natë shumë romantike, përmbushim edhe “recetat” e elementeve të tjera. Aroma dhe unikja bashkohen në parfume mahnitëse, me aromë dehëse, të cilat mund t’ia dhuroni asaj.
Cilat janë parfumet më adiktivë dhe misteriozë të Shën Valentinit? Jua tregon Elegance!


For Her, Blac Musk nga Narciso Rodriguez
Më i errët dhe me një aromë të paharrueshme, version i ri i Narciso Rodriguez bashkon notat e lëkurës, drurit dhe myshkut në një krijim të plotfuqishëm.
Çmimi: 103$

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


1992 Purple Night nga Les Bains Guerbois
Notat e freskëta të mandarinës, të ndërthurura me sensualitetin provokues të tabakove dhe patchouli janë mëse perfekte për çdo event.
Çmimi: 175$


Kujten nga Ross & Ross
Më i rehatshëm se një pulovër prej kashmiri! Kjo fragrance mbart hijeshinë e portokalleve, myshkun dhe aromën më të mirë të drurëve frutorë.
Çmimi: 85$


Tarab nga Serge Lutens
Mirë se vini në universin sekret të Serge Lutens! Kjo aromë sensuale fsheh shumë-shumë sekrete!
Çmimi: 340$


Eau de parfum 104 nga Bon Parfumeur
Të frymëzuar nga ideja e zhytjes në mister, kjo aromë është një përzierje e luleve, athtësisë së agrumeve dhe ndjesive suprizuese.
Çmimi: 118$