5 veprimet që e Kelly McCreary dhe me siguri vlejnë edhe për ju

Tani që po kalojmë më shumë kohë në shtëpi, kemi mundësi t’i dedikohemi vetes dhe të kryejmë ato veprime të vogla, të cilat na dhurojnë lumturi të madhe.
“Vogue” ndan eksperiencën e Kelly McCreary, të cilën e kemi adhuruar në rolin e saj si Dr. Maggie Pierce në serialin fantastik “Grey’s Anatomy” dhe aktorja rrëfen se cilat janë gjërat që e bëjnë të lumtur gjatë karantinës.


Dekorimi i shtëpisë për festa
Në shtëpinë e saj Krishtlindja erdhi shumë herët, ndaj aktorja karikoi bateritë, përveshi mëngët dhe u bë gati për atmosferën që vetëm festat sjellin. Në fakt, dekorimi i shtëpisë nisi që në nëntor dhe rezultati është tejet interesant.

Supports text, HTML tags, JS code and video embed code


Relaksi dhe përkujdesja ndaj vetes
Ndonëse Kelly nuk ka qenë një fanse e madhe e banjave të gjata dhe relaksuese, një dhuratë e ccmuar nga një mikeshë e bëri të ndryshojë mendim. Banjat me magnez dhe kripë janë përfshirë tashmë në rutinën e saj. Sipas aktores, ato janë hyjnore.
Mesazhi është i thjeshtë: Keni të gjithë kohën e duhur për t’u relaksuar.


Lojëra me kafshët shtëpiake
Ato janë gjithmonë të dashura dhe gati për të shpenzuar kohë me ne. Në periudhën e karantinës, Kelly i është dedikuar qenushes së saj. “Vitin e kaluar, kemi shpëtuar qenushen më të mirë në botë, e cila na ka sjellë dritë, komfort dhe dashuri pa kushte. Lidhja jonë është forcuar edhe më shumë gjatë karantinës”, – shprehet aktorja ndërkohë që llaston qenushen lozonjare.


Rikthimi te yoga
Duhet ta themi se yoga dhe meditimi janë zgjidhja perfekte për të larguar stresin që na ka pushtuar gjatë pandemisë. Kelly i është rikthyer zakoneve të kujdesit ndaj vetes dhe ndjesisë së vjetër që yoga dhuron, atë të qetësisë dhe lidhjes së ngushtë me qenien dhe identitetin e saj.


Kampione në plotësimin e puzzle dhe fjalëkryqeve
“Nuk ngopem dot me fjalëkryqet e “New York Times”. Është shumë argëtuese që e plotësoj ccdo ditë dhe e vendos në punë trurin tim”.
Pra, fjalëkryqet, puzzlet dhe lojërat e ndryshme janë një hap larg.